Gjobiten 140 shoferë në Shkup

Maqedonia

Gjobiten 140 shoferë në Shkup

Më: 4 janar 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 masa.

Ndër të cilat 19 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur (semafor të kuq), tetë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat