Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humbin jetën dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humbin jetën dy persona

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën kryesore Gostivar – Kërçovë në të cilin kanë humbur jetën dy shoferë.

Ka ndërruar jetë një burrë 42-vjeçar me inicialet E.Z. nga Kërçova i cili drejtonte automjetin “Audi” me targa të huaja dhe Sh.N (48) nga Kamjani i Tetovës i cili drejtonte automjetin “Shkoda” me targa të Shkupit, përcjell “Alsat”.

Për shkak të aksidentit trafiku në këtë rrugë është mbyllur mëngjesin e sotëm.

Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë bërë kontroll në vendin e ngjarjes, pas së cilës qarkullimi është normalizuar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat