Struga ka nivelin e ndotjes sikurse qytetet e mëdha evropian

Maqedonia

Struga ka nivelin e ndotjes sikurse qytetet e mëdha evropian

Më: 6 janar 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Qyteti i Strugës këto ditë po thyen rekorde për ndotjen e ajrit, edhe pse njëjtë sikurse Ohri, ishin pothuajse qendra e ajrit të pastër. urbanizimi masiv, sidomos vitet e fundit, si dhe mënyra e ngrohjes po e bëjnë të vetën. Aktivisti, Nikolla Kukunesh, thotë se vetëm pak ditë më parë në Strugë janë matur grimca tejet të larta PM, gati dy herë më shumë se vlera më e lartë e matur në Shkup.

“Të gjithë kemi perceptimin se këtu është liqeni ynë, këtu janë malet dhe tani ajo që thithim është brenda kufijve të asaj që lejohet, por matjet tregojnë të kundërtën dhe pikërisht nga këtu vjen frika që edhe banorët e Strugës do ta përjetojnë fatin e njëjtë si qytetet e mëdha, ku matjet janë të rregullta dhe ku qytetarët e marrin atë informacion në kohë reale”, tha Nikolla Kukunesh-aktivist qytetar.

Kirill Ristovski nga Qendra për Demokraci Ekologjike thotë se autoritetet lokale kanë obligim të ndërmarrin masa në drejtim të identifikimit të burimeve të mundshme të ndotjes.

“Sipas ligjit, duhet të bëhet plan gjashtëmujor dhe vjetor, përmes të cilit do të bëhet inspektim i rregullt ose i jashtëzakonshëm ndaj ndotësve. Ajo që ne kemi parë kohë të gjatë në vend është se njësitë e vetëqeverisjes nuk i përmbushin këto obligime ligjore, dhe kjo është një nga problemet themelore, sepse lejohet jo vetëm ndotja e ajrit, por edhe ndotja e tokës dhe ujit”, u shpreh Kirill Ristovski “Florozon”.

Ristovski thotë se tani për tani nuk ka asnjë mekanizëm për të kontrolluar se çfarë përdorin amvisëritë për ngrohje. Përveç ngrohjes së amvisërive dhe trafikut, burimet kryesore të ndotjes në Strugë janë deponia jolegale e qytetit dhe puna e guroreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat