Kovaçevski: Në të gjitha shtëpitë ku festohet nata e Krishtlindjes, të sjellë shëndet të mirë dhe të bashkojë familjet

Maqedonia

Kovaçevski: Në të gjitha shtëpitë ku festohet nata e Krishtlindjes, të sjellë shëndet të mirë dhe të bashkojë familjet

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:14
Kryeministri Dimitar Kovaçevsk

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot me rastin e festës së Krishtlindjes ka dërguar një urim për të gjithë qytetarët që e festojnë këtë ditë, me të cilën ka uruar shëndet, gëzim dhe paqe në familje.

“Gëzuar Krishtlindjet! Lajmi më i gëzueshëm për lindjen e Krishtit lind një shpresë të re. Festa e Krishtlindjes në të gjitha shtëpitë ku festohet të sjellë shëndet të mirë dhe t’i bashkojë familjet në gëzim dhe paqe”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Siç thekson ai, të bashkuar të gjithë së bashku në tokën tonë amtare, le të bëjmë një hap të ri përpara në ndërtimin e një shoqërie premtuese, me njerëz të lumtur.

“Qoftë edhe për shumë vite festa e madhe e sotme, natën e Krishtlindjes!”, thuhet në urimin e Kovaçevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat