Xhaferi: Festa e Krishtlindjes, një kohë për bashkim dhe respekt

Maqedonia

Xhaferi: Festa e Krishtlindjes, një kohë për bashkim dhe respekt

Më: 7 janar 2024 Në ora: 09:48
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka dërguar një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së madhe të Krishtlindjes, lindjen e Krishtit.

Në këtë urim, Xhaferi ka shprehur dëshirën e tij që kjo festë të sjellë ngrohtësi dhe solidaritet në zemrat e njerëzve gjatë këtyre ditëve dimri. Ai ka ftuar qytetarët të reflektojnë mbi magjinë e festës dhe të përcjellin ngrohtësinë e saj me njëkohësisht respekt për të gjithë bashkëqytetarët, pavarësisht besimit.

“Me rëndësi është të ndahet një mendim fisnik, një dëshirë e bukur dhe përqafim i ngrohtë,” ka thënë Xhaferi në kartonin e Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit mes njerëzve në këtë kohë festive.

Kryetari i Kuvendit ka shprehur bindjen se të gjithë kemi nevojë për fjalë inkurajuese dhe mbështetëse në këtë kohë të veçantë, për të sjellë paqe dhe qetësi në shpirt dhe në shtëpi. Ai ka shtuar se këto fjalë duhet të sjellin shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, duke shtuar se viti i ri pritet të sjellë lajme të mira dhe pozitive për vendin.

“Të bashkohemi, të bëhemi kreatorët e ardhmërisë së sigurt për rininë tonë, për vendin tonë! Sfidat që qëndrojnë para nesh mund ti tejkalojmë vetëm të bashkuar dhe unikë, me qëllim të qartë para vetes. Vetëm atëherë është i garantuar suksesi dhe arritja e përcaktimeve të nënvizuara për Republikën e Maqedonisë së Veriut të suksesshme, të përparuar dhe evropiane! Paçi jetë, shëndet dhe paqe! Gëzuar festa e Krishtlindjes!, thuhet në urimin e Krishtlindjes nga Kryetari i Kuvendit”, shtoi ai. Me urimin e tij, Kryetari i Kuvendit ka uroi për një vit të suksesshëm dhe të përparuar për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat