Ndalohet në Bllacë kontrollori që deshi të hynte në Kosovë, është dëshmitar

Maqedonia

Ndalohet në Bllacë kontrollori që deshi të hynte në Kosovë, është dëshmitar

Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar  Bllacë, në dalje, ka ndaluar njërin prej kontrolluesve të trafikut ajror i cili dyshohet se ka qenë i sulmuar nga kryetari i degës së BDI-së në Çair,Bekim Neziri dhe tre persona të tjerë.

Policia maqedone tha se 39 vjeçari, nuk është i dyshuar por dëshmitar dhe me urdhër të prokurorisë nuk duhet ta lëshojë shtetin.

Lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickovski në një deklaratë për medie tha se nëse një rast i tillë do të ndodhte në ndonjë nga metropolet evropiane apo botërore, sulmuesit do të  burgoseshin ose do të ekzekutoheshin.

"Paramendojeni çfarë do të ndodhte, do thosha që një grup banditësh, do të sulmonin në Aeroportin e Uashingtonit, Aeroportin e Parisit apo atë të Berlinit. Tani ata do të ishin të burgosur ose do të ishin të likuiduar. Çdo ditë keni një skandal të ri, që kulmoi me këtë tërbim të atij grupi kriminal bandit që sulmoi në ambientet e Navigacionit", tha Mickovski.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror.

Pas incidentit  në Kullën e Fluturimeve, që ndodhi në kohën kur në fluturim mbi hapësirën  ajrore të vendit ishin 28 aeroplanë, Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se në mbledhjen e të martës,më 9 janar, do ta shkarkoj bordin drejtues dhe menaxhmentin e M-NAV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat