Arrestohet një person nga Shtipi i dënuar me 15 vite burg

Maqedonia

Arrestohet një person nga Shtipi i dënuar me 15 vite burg

Më: 8 janar 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Sot (01.08.2024) nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti për Hetime, në bashkëpunim me policët nga SPB Shtip, kanë arrestuar personin Ç.R.(25) nga Shtipi.

“Ai është dënuar me burgim prej 15 vjet e 4 muaj, për krime të kryera nga neni 383 dhe 144 të Kodit Penal.

Ndërsa është kërkuar me urdhër të Burgut Idrizovë, ku i ka mbetur edhe 5 vjet e 8 muaj për vuajtje të dënimit”.

“Personi do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat