Taleski: Me LSDM-në në Qeveri janë rritur pagat në të gjithë sektorët

Maqedonia

Taleski: Me LSDM-në në Qeveri janë rritur pagat në të gjithë sektorët

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Taleksi në konferencë për shtyp tha se me partinë e tij në pushtet, pagat janë rritur në të gjithë sektorët.

“LDSM pagën mesatare e rriti në 39.000 denarë. LSDM e rriti pagën mesatare për 270 euro në krahasim me vitin 2016 në kohën e OBRM-PDUKM-së kur ishte 360 euro. Me LSDM-në 630 euro, me OBRM-PDUKM-në 360 euro. LSDM i rriti pagat në të gjithë sektorët. Për punonjësit e MPB-së, LSDM i rriti pagat për 35% dhe po ashtu janë paguar edhe 6 paga bonus për orët shtesë”, tha Taleski.

Ai shtoi se pagat janë rritur edhe për ushtarët dhe se në kohën e OBRM-PDUKM-së, paga ka qenë 21.933 denarë, kurse me LSDM-në në pushtet, në vitin 2022 pagat për ushtarët kanë qenë mbi 36.000 denarë.

“Në vitin 2023 një ushtar profesional merr pagë prej 45.979 denarë, përkatësisht 35.015 denarë, plus 11.000 denarë banim”, tha Taleksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat