Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, pa pengesa në kushte dimërore. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 70 metra ka në Stracin.

Nga LAMM njoftojnë se dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në akset ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat