Shkarkohen dy avokatë të shtetit në Maqedoni

Maqedonia

Shkarkohen dy avokatë të shtetit në Maqedoni

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Në një vendim të marë në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Avokatit të Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, u vendos shkarkimi i dy Avokatëve të Shtetit në rajonet e Strugës dhe Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të detyrës së tyre.

Qeveria e RMV-së ka shpallur shkarkimin e Mirko Veljanoskit nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Strugës. Kjo vendim është marrë pas vlerësimit të punës së Veljanoskit, ku është konstatua një kryerje joprofesionale dhe pakujdesshme në detyrën e Avokatit të Shtetit.

Po ashtu, Qeveria vendosi shkarkimin e Jane Jankullovskit nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Shkupit. Edhe në këtë rast, arsyeja e shkarkimit ishte kryerja joprofesionale dhe e papërgjegjshme e funksionit të Avokatit të Shtetit.

Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve për të siguruar që drejtësia dhe profesionistët e drejtësisë të operojnë me standardet më të larta të profesionalizmit dhe përgjegjësisë në interes të qytetarëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat