Qeveria e RMV-së do të diskutojë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve personale

Maqedonia

Qeveria e RMV-së do të diskutojë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve personale

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të bisedohet në seancë qeveritare për idenë e presidentit Stevo Pendarovski, që të shtyhet afati për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit.

Kovaçevski tha se për këtë çështje me autoritetet greke mund të komunikojë edhe vet presidenti Pendarovski.

“Fillimisht do të konsultohem me dy ministrat me të cilët ka biseduar presidenti. Të gjitha propozimet për mua janë të mira, që mund të përparojnë diçka. Besoj që edhe presidenti mund të komunikojë me presidenten e Greqisë, sepse megjithatë edhe në këtë nivel mund të komunikohet. Do të flasim në seancën e Qeverisë”, theksoi Kovaçevski.

Ndryshe, dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë deri me 12 shkurt, ndërsa për momentin vetëm gjysma e banorëve të vendit kanë dokumente personale me emrin e ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut, që doli si kompromis me Greqinë nga Marrëveshja e Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat