Anti-bixhoz thirrje deputetëve: Mos e bllokoni Ligjin për lojërat e fatit në Komisionin për Çështje Europiane

Maqedonia

Anti-bixhoz thirrje deputetëve: Mos e bllokoni Ligjin për lojërat e fatit në Komisionin për Çështje Europiane

Më: 10 janar 2024 Në ora: 15:58
Lëvizja Anti-bixhoz

Nga Lëvizja Anti-bixhoz u bëjnë ftesë deputetëve që mos ta bllokojnë Ligjin për Lojërat e Fatit në Komisionin për Çështje Europiane.

Nga Anti-bixhozi vlerësojnë se propozim ligji është në dobi të qytetarëve.

“Lëvizja Anti-bixhoz bën thirrje deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së dhe të gjitha partive, pozitë e opozitë, të jenë unik rreth këtij ligji se nuk e kanë marrë votën për të keqësuar jetën shoqërisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut, por mbajnë përgjegjësi për çdo ligj që sjellin në Kuvend, prandaj për çdo dështim do të marrin denim nga populli në zgjedhjet që nuk janë larg”, thuhet në reagimin e Anti-bixhoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat