115 gjoba për shoferët në Shkup, 13 pa leje për vozitje

Maqedonia

115 gjoba për shoferët në Shkup, 13 pa leje për vozitje

Më: 11 janar 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 115 gjoba, nga të cilat 13 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 13 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë gjoba për mosrespektim të së drejtës së kalimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat