Familja e Mijallkovit sërish pronare e banesave të konfiskuara nga shteti

Maqedonia

Familja e Mijallkovit sërish pronare e banesave të konfiskuara nga shteti

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:59
Sasho Mijallkovi

Kompania e djalit të Sasho Mijallkovit, “Best way investment” i bleu banesat luksoze në Vodno që u konfiskuan në rastin “Perandoria”.

Banesat ndodhen në Vodno, në rrugën Sllavejko Arsov në afërsi të shtëpisë së Mijallkovit. Njërsa banesë është 73 metër katrorë e vlerësuar 101.500 euro dhe tjetra 78 metër katrorë në vlerë prej 106.800 euro si dhe garazhi prej 30 metër katrorë e vlerësuar 20.400 euro.

Drejtori për Agjencisë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, Driton Nebiu për “Fokus”, thotë se kjo është situatë paradoksale dhe fajëson ligjin.

“Ligji ndalon vetëm të dënuarin të merr pjesë në shitjen e pronës së konfiskuar, por jo edhe familja e tij. Kjo është situatë paradoksale ku nga i ati, prona përfundon te i biri. Kam reaguar dhe kam kërkuar ndryshime nga ligji, por kjo nuk është bërë”, tha Nebiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat