Ndalohet në Maqedoni shtetasi i Kamerunit, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Maqedonia

Ndalohet në Maqedoni shtetasi i Kamerunit, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

MPB njofton se në pikën kufitare është ndaluar një shtetas i Kamerunit, i cili dyshohet se ka poseduar dokumente të falsifikuara.

Ai fillimisht ka dorëzuar një leje qëndrimi të Zvicrës, e cila ka qenë e falsifikuar, ndërsa gjatë kontrollit është hasur një pasaportë belge, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

“Më datë 11.01.2024, në ora 04:45 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të shtetit, gjatë kontrollit të pasaportave të O.Z.J.F.(19) nga Kameruni, është konstatuar se leja zvicerane e qëndrimit që ka dorëzuar për kontroll, është e falsifikuar. Ai është intervistuar, ku ka deklaruar se e ka marrë lejen nga një person në Turqi për shumën prej 2.500 eurove”.

“Nga kontrolli i kryer, i është gjetur një dokument udhëtimi belg, i cili dyshohet se është i falsifikuar, si dhe dy dokumente udhëtimi të Kamerunit. I njëjti është privuar nga liria për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 i Kodit Penal të RMV-së”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat