Arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për vjedhjen në M-NAV, PTHP shpalli ankim kundër vendimit

Maqedonia

Arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për vjedhjen në M-NAV, PTHP shpalli ankim kundër vendimit

Më: 13 janar 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Një nga katër sulmuesit e zhdukur të Kullës së Kontrollit M-NAV i cili u arrestua dje do të vendoset në arrest shtëpiak.

“Për personin e dyshuar për veprën penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror, i cili për disa ditë ishte në padisponim të organeve të rendit dhe dje i ishte hequr liria në vendkalimin kufitar, Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e arrestimit. Prokuroria Themelore Publike Shkup do të paraqesë ankesë kundër një vendimi të tillë”, thonë nga Prokuroria Publike e Shkupit.

Autori ka qenë në arrati prej 8 ditësh. Kërkimet për tre të tjerët janë ende në vazhdim.

Më parë, masat e sigurimit për katër të tjerët në dispozicion të policisë u ndryshuan në masën 30 ditë arrest shtëpie.

Në mesin e këtyre katër nga gjithsej 8 sulmues është Bekim Neziri, kryetar i degës së BDI-së në Çair, i cili është i punësuar në M-NAV.

Ai dhe tre të tjerë janë në dispozicion dhe tashmë janë në arrest shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat