Tërmeti në Shqipëri, është ndier edhe në Maqedoni

Maqedonia

Tërmeti në Shqipëri, është ndier edhe në Maqedoni

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë ka regjistruar një tërmet.

Epiqendra e tij ndodhet 173 km në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML4.5 në orën 00:14.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndier në Ohër, Strugë, Gostivar dhe Shkup.

Ai ishte me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat