Ka shpërthyer zjarri në një banesë në Shkup, nuk ka persona të lënduar

Maqedonia

Ka shpërthyer zjarri në një banesë në Shkup, nuk ka persona të lënduar

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, të cilin e kanë shuar tre zjarrfikëse.

“Apartament ne katin e pare në bulevardin AÇPM numër 68. Është intervenuar me tre makina zjarrfikëse me 12 zjarrfikës. Nuk lejohet përhapja e zjarrit në banesat fqinje.

Evakuimi është bërë në kohë. Nuk ka persona të lënduar. Është shkaktuar vetëm dëm material”, ka thënë për AIM, Zvonko Tomeski.

Ai shtoi se një ekip policor është thirrur për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat