Bastisje në Veles, ndalohet një 63-vjeçar

Maqedonia

Bastisje në Veles, ndalohet një 63-vjeçar

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

MPB njofton se kanë ndaluar një 63-vjeçar i cili dyshohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Më datë 14.01.2024 në ora 16:20 në Veles, zyrtarë policorë nga seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në RVV Veles, i kanë ndaluar J.K.(63) nga Velesi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, së bashku me policë me qen shërbimi nga Njësia e Qenve të Shërbimit Shkup, është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngirtet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat