Pendarovski-O’Brien: SHBA-të mbështesin RMV-në procesin e saj eurointegrues

Maqedonia

Pendarovski-O’Brien: SHBA-të mbështesin RMV-në procesin e saj eurointegrues

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:22
Foto nga takimi

Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pati takim me James O’Brien, ndihmës sekretar i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, për procesin e reformave.

Si dhe për situatën politike në vendin tonë dhe në rajon.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i Presidentit, është rikonfirmuar mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë dhe është shprehur pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se vendi do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat