LEN: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Maqedonia

LEN: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:23
LEN: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Lidhja Evropian për Ndryshim thotë se varfëria po rritet çdo ditë, krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë, arsimi po shpërbëhet, por numri i kazinove po rritet. Sipas tyre, kjo është politikë dyfishe e Artan Grubit dhe BDI-së e Ali Ahmetit.

Veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyftyrëshe e BDI-së. Me presion të opozitës dhe lëvizjes Anti-Bixhoz, u soll një ligj i cili do të obligojë kazinotë të jenë në një distancë prej shkollave. BDI vrapoi të marrë merita për këtë, se gjoja ka bërë një punë të mirë, por edhe për të tentuar të mbulojë hilenë që ua bën qytetarëve. Për çfarë distance flet BDI-ja, kur pikërisht 30 metra nga këtu ku jemi, një godinë që për vite me rradhë ishte universitet, sot është kazino” thuhet në deklaratën e tyre.

Në vijim, Lidhja Evropian për Ndryshim tha se BDI ka lejuar kazinotë online të hyjnë në çdo shtëpi dhe telefon të qytetarëve, duke e quajtur këtë një taktikë dyfishe.

Nga ana tjetër, derisa fëmijët në shkolla, me vite të tëra nuk kanë libra, Qeveria e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, tani me nënshkrimin edhe të Përparim Bajramit për në janar të vitit 2024 në plan të parë kanë vendosur furnizimin edhe të 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe reklama për kazinotë. Funksionerët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga Beogradi” shtojnë ato.

Në përfundim, Lidhja Evropian për Ndryshim bën apel për ndryshim dhe thotë se politika e BDI-së po shkatërron themelimet e shoqërisë shqiptare duke e zënë vendin e kulturës, edukatës dhe zhvillimit me lojëra të fatit dhe kazino. Ata kërkojnë përgjegjësi dhe ndëshkim për veprimet korruptive, duke shpallur se kjo është rruga drejt një Shoqërie më të Mirë dhe një ardhmërie më të ndritshme për shqiptarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat