Arsovska kryetare e “Alternativës së Re”: Unë jam personi më i sulmuar në Maqedoni

Maqedonia

Arsovska kryetare e “Alternativës së Re”: Unë jam personi më i sulmuar në Maqedoni

Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:50
Danela Arsovska

“Unë jam personi më i sulmuar në Maqedoni. Të gjitha sulmet ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mi janë të frymëzuara nga frika. Nëse jemi kaq të parëndësishëm, atëherë pse po sulmohemi?”. Këtë e tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, në konventën e partisë në të cilën do të jetë kryetare “Alternativa e Re”. Ajo tha se kanë forcë për të realizuar atë që u premtojnë qytetarëve.

“Kemi njerëz të cilëve qytetarët mund t’u besojnë. Si një forcë e re ne kemi fuqinë të ndikojmë dhe të realizojmë atë që premtojmë. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen. Me zgjedhje të menjëhershme në drejtësi, qytetarët do të mund të vlerësojnë menjëherë integritetin dhe besueshmërinë e tyre”.

“Në këtë mënyrë do të kemi pavarësi të plotë. Të kemi njerëz që do të marrin vendime pa presion”, tha Arsovska.

Ajo theksoi se partia nuk është në koalicion me LSDM-në, por edhe se ka postulate që partitë duhet t’i pranojnë nëse duan koalicion me “Alternativën e Re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat