Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kumanovë, lëndohet një person

Maqedonia

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kumanovë, lëndohet një person

Më: 18 janar 2024 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Nga një shpërthim, siç informojnë zjarrfikësja e Kumanovës, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me ç’rast ka intervenuar një automjet zjarrfikës dhe gjashtë zjarrfikës.

Një 30-vjeçar nga Kumanova ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në katin e parë të një ndërtese nën “Suma” në qendër të qytetit.

Policia e Kumanovës njofton se është raportuar se nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, në pronësi të F.D. (30), ka shpërthyer zjarri, ndërsa banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri është lënduar rëndë pronari i cili është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.

Drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Biljana Ivanovska, thotë se tek ata është sjellë një pacient me lëndime të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit dhe për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, personi është transferuar në Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat