Anëtari i opozitës në KSHZ, Kasami: Bojkotimi i punës në Kuvend, vetëm hapi i parë

Maqedonia

Anëtari i opozitës në KSHZ, Kasami: Bojkotimi i punës në Kuvend, vetëm hapi i parë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:16
Anëtari i opozitës në KSHZ, Kasami: Bojkotimi i punës në Kuvend, vetëm hapi i parë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Zërin e Amerikës (VOA) në Uashington tha se bojkotimi i punës në Kuvend është vetëm hapi i parë i revoltës, në rast se opozitës shqiptare nuk i jepet përfaqësuesi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Kasami thotë se nuk do të lejojnë mos-përfaqësimin e votës opozitare shqiptare.

Është hapi i parë drejt hapave të tjerë, të cilët nënkuptojnë të drejtën e përfaqësimit të opozitës shqiptare në të gjitha trupat zgjedhorë dhe në të gjithë procesin zgjedhor. Si opozitë e vetme shqiptare e bashkuar, LEN, nuk do të lejojmë që vota opozitare shqiptare të mos jetë e përfaqësuar”, tha mes tjerash Kasami.

Ai tha se si koalicion LEN, është duke përfunduar programin me të cilin do të dalin në zgjedhje dhe do të kërkojnë votat e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat