Gërkovska: Duhet të ndryshohet edhe Ligji për prokurime publike për shkak të “listës së zezë” të SHBA-së

Maqedonia

Gërkovska: Duhet të ndryshohet edhe Ligji për prokurime publike për shkak të “listës së zezë” të SHBA-së

Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:01
Zv.kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Grkovska

Zv.kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Grkovska tha se përveç miratimit të Ligjit për masa kufizuese, me të cilin do të bëhet efektive vendosja e zyrtarëve në listën e zezë të SHBA-ve, do të duhet të miratohen disa ndryshime të tjera ligjore.

Sipas Grkovskas, aktualisht ka grupe që përfaqësojnë interesa për mos miratimin e një ligji të tillë.

“Jemi marrë vesh në një paketë me këtë ligj që të propozojmë disa zgjidhje të tjera ligjore që do të rregullojnë më tej këto çështje, të cilat kanë të bëjnë me këtë temë – si Ligji për prokurimin publik e kështu me radhë, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të plotë që do të demantojmë të gjithë ata që i referohen gjoja kërcënimit të Kushtetutës dhe sovranitetit, vetëm për të penguar miratimin e mekanizmave të tillë”, tha Grkovska.

Lista e zezë amerikane dhe britanike janë përfshirë në ligjet e RMV-së. Qeveria ka miratuar amendamentet e ligjit që lejojnë qytetarët dhe kompanitë maqedonase që do të jenë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shkak të korrupsionit apo keqpërdorimit të pozitës zyrtare, të sanksionohen nga autoritetet vendore.

Ky vendim vjen pasi vitin e kaluar në këto lista të padëshirueshme përfunduan dhjetëra zyrtarë dhe biznesmenë maqedonas, por nuk pati asnjë reagim nga organet e drejtësisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat