Shkupi sot pa transport publik, punonjësit kërkojnë pagat e dhjetorit

Maqedonia

Shkupi sot pa transport publik, punonjësit kërkojnë pagat e dhjetorit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Autobusët e Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) kanë mbetur edhe sot në garazhe pas njoftimit të sindikatës se do të ketë bllokadë nëse punonjësve deri sot nuk u paguhet paga e dhjetorit.

Të punësuarit më pas do të shkojnë në Bashkinë e Shkupit për të ndjekur seancën që do të mbahet atje, ku në rend dite do të jenë edhe subvencionet për këtë ndërmarrje publike.

“Punonjësit në NTP kanë zemër dhe shpirt dhe do të dalin në ndihmë të të sëmurëve dhe fëmijëve, si dhe punëtorëve, për të shkuar në vendin e punës. Më pas, në orën 9 do të tërhiqen të gjithë autobusët. Në ora 10:30 të punësuarit do të jenë në Bashkinë e Shkupit dhe do të qëndrojnë derisa të merret vendim”, tha Miço Stojanovski, nga Sindikata e NTP-së.

Sindikalistët nga NTP thonë se nëse paratë e pagave shkojnë në llogari shoferët do t’i kthejnë autobusët në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat