Mehmeti: Maqedonia e Veriut më ngjan në një shtet që e udhëheqin hajdutë të vegjël shqiptarë

Maqedonia

Mehmeti: Maqedonia e Veriut më ngjan në një shtet që e udhëheqin hajdutë të vegjël shqiptarë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:58
Kim Mehmeti

Publicisti, Kim Mehmeti ka deklaruar se Maqedonia e Veriu ngjanë në një shtet të cilin e udhëheqin elita pijanece maqedonase dhe hajdutët e vegjël shqiptarë.

Mehmeti tha se Maqedoninë njësoj nuk e duan as shqiptarët e as maqedonasit, për shkak të siç tha ai, vetëdijes se “neve ç’na duhet një shtet i përbashkët me shqiptarët”.

“Maqedonia është shtet që mund të funksionojë edhe pa kryeministër Nuk është vetvetiu vlerë të kesh një kryeiminstër shqiptar, vlerë është të kesh vetëdije që ai është shteti yt. Po në Maqedoni ndodh diçka e çuditshme të them kushtimisht, Maqedoninë njësoj nuk e duan edhe maqedonasit edhe shqiptarët, posaqërisht maqedonasit se ende sot e asaj ditë atje ndër atë qilimin është ajo vetëdija që neve ç’na duhet shteti i përbashkët me shqiptarët “, tha Mehmeti.

Derisa sipas tij, kjo ndodh për shkak të mos ndjesisë dhe lojalitetit ndaj shtetit dhe se Maqedonia sipas tij është një eksperiment se si mund të ndërtojnë shtet injorantët politik.

“Sot e kësaj ditë gjithnjë e më shumë gjithë ne jemi shumë lojal ndaj etnitetit dhe s’e kemi ndjesinë e lojalitetin ndaj shtetit, kështu nuk bëhet. Andaj unë kam thënë shpesh Maqedonia më ngjanë në një shtet që e udhëheqin elita pijanecësh maqedonas dhe hajdutë të vegjël shqiptarë. Maqedonia është një eksperiment që duhet të dëshmohet se sa mund të ndërtojnë shtet injorantët politik. Mundet Maqedonia edhe të mbijetojë mirëpo vetëm si një tampon zonë në Ballkan jo më shumë”, shtoi ai.

Qeveria e Maqedonisë Veriore pritet që gjatë javës të dorëhiqet, ndërsa për 100 ditët e ardhshme ajo do të drejtohet nga një shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat