Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

Maqedonia

Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 13:13
Senaca gjyqësore

Gjykata Penale e Shkupit sot e ka shpallur aktgjykimin për rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 ku jetën e humbën 16 udhëtarë.

Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Behluli u shpall fajtor dhe u dënua me katër vite burg, ndërsa shoferi i autobusit të aksidentuar Manuel Tripunovski u dënua me 14 vite burg.

Të akuzuarit tjerë në këtë rast u dënuan si më poshtë:

Remzi Miftari – 6 vite burg
Igor Gjorgjievski – 5 vite burg
Goran Terpkovski – 5 vite burg
Jane Bovarovski – 5 vite burg

Në procedurën e dëshmive u nxorën disa dëshmi verbale dhe materiale, ndërkaq u krye ekspertiza dhe superekspertiza.

Mbrojtja e të akuzuarve në fjalët përmbyllëse potencoi se në procedurën dëshmuese nuk është dëshmuar barra që u ngarkohet secilit nga të akuzuarit posaçërisht dhe kërkuan aktvendim lirues.

Prokurori publik, Darko Jakimovski, nga ana tjetër, në fjalët e tij përmbyllëse kërkoi dënim më të ashpër, sepse, sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ka ekzistuar pakujdesia në veprim dhe ka qenë çështje kohe vetëm në cilën bazë, siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat