OBRM-PDUKM: Vetëm në gjyqësinë e LSDM-së dhe BDI-së i akuzuari i parë merr dënim minimal, ndërsa i akuzuari i gjashtë dënim maksimal

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vetëm në gjyqësinë e LSDM-së dhe BDI-së i akuzuari i parë merr dënim minimal, ndërsa i akuzuari i gjashtë dënim maksimal

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:04
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me aktgjykimin për rastin “Llaskarca” që u shpall nga Gjykata Penale e Shkupit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se vetëm në rastin e LSDM-së dhe BDI-së, dënimin më të vogël të të akuzuarve e merr i akuzuari i parë, shefi i “Durmo Tours” (4 vite), ndërsa shoferi që është i akuzuari i gjashtë mori dënimin më të lartë me 14 vite burg.

“Vetëm në juridiksionin e LSDM-së dhe BDI-së, më shumë vlerë ka mendimi i ekspertit të një mësuesi të gjimnazit në pension sesa ekspertiza e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. U deshën pesë vjet që gjyqësia e LSDM dhe BDI të vendosin për 16 jetë të humbura në autobusin e përmbysur me frena të dëmtuara”.

“Prandaj besimi në drejtësi është vetëm 2 për qind”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat