Xhaferi pas dorëheqjes: Kam punuar me përgjegjësi, sfida më e madhe ka qenë 27 prilli i vitit 2017

Maqedonia

Xhaferi pas dorëheqjes: Kam punuar me përgjegjësi, sfida më e madhe ka qenë 27 prilli i vitit 2017

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:38
Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi

Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për Kanalin e Kuvendit thotë se që nga dita e parë e mandatit të tij të parë ka qenë i vetëdijshëm se një ditë të njëjtin funksion do të duhet ta lëshojë.

Xhaferi tha se si rrjedhojë është angazhuar që të kryej detyrat për të cilat është zgjedhur.

“Shikoni, sigurisht kur një person vjen në një situatë për të marrë një nga detyrat, konkretisht si kryetar i Kuvendit, dhe gjithashtu si deputet, në përgjithësi si mandat që mbart mandatin e dikujt, duhet të jetë i vetëdijshëm që në fillim të numërojë mbrapsht. Dhe për vete, unë kam numëruar mbrapsht, që një ditë do të vijë dita që nuk do të jem në funksion edhe si skadim i natyrshëm i mandatit ose si nevojë për t’u zhvendosur në një vend tjetër”.

“Në këtë kontekst, do të thotë që nga dita e parë, në vitin 2017, kam qenë i vetëdijshëm se bëhet fjalë për mandat dhe se “Dita D” do të jetë para nesh dhe duhet kuptohet si e pranueshme, dhe në këtë kontekst, angazhimi është realizimi i idesë për atë që jeni zgjedhur dhe emëruar në atë funksion”, theksoi Xhaferi.

Xhaferi tha se një nga sfidat më të mëdha në periudhën 7 vjeçare si kryetar i Kuvendit ka qenë 27 prilli i vitit 2017 dhe periudha pas saj.

“Në fillim të mandatit, sfida e parë ka qenë tejkalim i situatës pas ngjarjeve të 27 prillit, ku marrrëdhëniet ndërnjerëzore në fakt ishin në pozicione të kundërta, kështu që në baza personale askush me askënd nuk komunikonte, ndërsa funksionimi i Kuvendit, ishte e patjetërsueshme që të vazhdojë të punojë dhe si sfidë kjo kërkonte që njeriu të vendosej mes palëve dhe të bënte përpjekje për t’i afruar. Dhe mendoj se atë në mënyrë përkatëse e kam, e kemi menaxhuar”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ndryshe, sot përveç Xhaferit edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqje, ndërsa tani vijon procedura për formimin e Qeverisë teknike, të cilën me propozim të BDI-së pritet ta kryesojë Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat