SPB-Shkup: Gjendet trupi i pajetë i një personi në Sopishtë

Maqedonia

SPB-Shkup: Gjendet trupi i pajetë i një personi në Sopishtë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

SPB-Shup njofton se gjetur një trup i pajetë i një 64-vjeçari afër një pylli në Sopishtë.

“Gjatë ditës së djeshme (24.01.2024) rreth orës 10:30 në SPB-në e Shkupit është raportuar se në një pyll afër fshatit Jabollcë të komunës Sopishtë është gjetur trupi i pajetë i një personi, që më pas është identifikuar me inicialet T.A. 64vjeç nga fshati Jabollcë, komuna e Sopishtës.

Mjeku i Uegjencës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat