Hysa: Xhaferi po e merr drejtimin e Qeverisë në një periudhë kritike për Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Hysa: Xhaferi po e merr drejtimin e Qeverisë në një periudhë kritike për Maqedoninë Veriore

Më: 26 janar 2024 Në ora: 07:24
Ylber Hysa

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Ylber Hysa, ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit, kryeministër i Maqedonisë Veriore, është moment historik jo vetëm për shqiptarët në këtë shtet.

Ai ka thënë se figura e Talat e Xhaferit, kryeministër e bënë më shumë se simbolike këtë zgjedhje.

Ai tha se Xhaferi po e merr drejtimin e qeverisë në një kohë shumë të rëndësishme dhe kritike për Maqedoninë Veriore.

“Talat Xhaferi është një politikan më përvojë, duke qenë ministër i Mbrojtjes, Kryetar Kuvendit dhe tani po e merr timonin e Qeverisë në një periudhë shumë kritike dhe të rëndësime për Maqedoninë Veriore dhe rajonin, por edhe për aleancën atlantike në cilën bënë pjesë Maqedonia Veriore”, tha Hysa.

Ai ka thënë se paralajmërimet e opozitës se nuk do ta votojnë Xhaferin për kryeministër më shumë janë për efekte elektorale.

Talat Xhaferi pritet të votohet si kryeministër i qeverisë teknike në Maqedoninë Veriore të dielën.

Ky vend zgjedhjet parlamentare do t’i mbajë më 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat