Regjimit 20 vjeçar po i vjen fundi

Maqedonia

Regjimit 20 vjeçar po i vjen fundi

Nga: Mr. Jasir Asani Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Edhe përkundër lajmeve tendencioze për ta demantuar bllokun opozitar nga portalet e Artan Grubit se Lëvizja Vetëvendosje nuk do merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme, këto të fundit përfundimisht e kanë ndarë mendjen se do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit nëpërmjet anëtarit të këshillit të përgjithshëm dhe këshilltarit të kryeministrit të Kosovës z.Bekim Qoku.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për TV Alsat deklaroi se tani në skenën politike ka mundësi reale për të rëzuar pushtetin 20 vjeçar të BDI-së.

Ajo që e favorizon opozitën dhe që e tremb regjimin është pikërisht figura e Izet Mexhitit aktualisht kryetar i lëvizjes demokratike, një ndër figurat kryesore që i ka sjell fitore BDI-së dikur tani më është i rreshtuar kah opozita dhe është një ndër figurat kryesore të bllokut opozitar.

U thyen të gjitha mitet se lideri i BDI-së Ali Ahmeti është i pa koruptuar tani më aferat koruptive për familjen e tij me bizneset e nëntokës si Soravia Eurovia Lotaria tani më janë të qarta për qytetarët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat