Shënohet dita ndërkombëtare e përkujtimit të holokaustit

Maqedonia

Shënohet dita ndërkombëtare e përkujtimit të holokaustit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

27 janari – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit – u shënua me ngjarjen tradicionale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në këtë ngjarje, Sekretari Shtetëror në MPJ, Filip Tosevski, ambasadorja e shtetit të Izraelit, Simona Frankel, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në cilësinë e kryesueses së IHRA-s, Nives Tiganj dhe nënkryetarja e Komuniteti Hebraik në Maqedoninë e Veriut, Radojka Helman Denkovska mbajtën fjalimin e hapjes në këtë ngjarje

Kërcënoi me sëpatë gruan dhe katër fëmijët, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Vaun ...

Në prani të përfaqësuesve të korit diplomatik, ngjarja u mbyll me panel diskutimi me temë: Edukimi i të rinjve për Holokaustin, mes studentëve dhe profesorit universitar, Misho Dokmanoviq dhe Maja Susha, nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat