Mickoski: Kandidatët e OBRM-PDUKM-së janë profesionistë

Maqedonia

Mickoski: Kandidatët e OBRM-PDUKM-së janë profesionistë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Ne kemi një ekip profesionistësh që do të bëjnë çmos për të mbrojtur zërin dhe vullnetin e popullit, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në promovimin e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike. Mickoski tha se në periudhën e ardhshme, partia do të përqendrohet në konsolidimin e zërit anti-qeveritar, dhe ministrat e tyre do të tregojnë se nuk janë të gjithë njësoj.

“Unë pres nga këta pesë persona, dhe nga qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk janë të kënaqur me politikat e kësaj qeverie, pres që ata të mos jenë viktima të retorikës së skifterëve, të cilët janë opozitë e opozitës, të konsolidojnë zërin rreth koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe të fitojnë 61 deputetë, duke hapur kështu derën jo për reforma, por për transformimin e Maqedonisë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Duke folur për kandidatin për Ministër të Brendshëm, Pançe Toshkovski, Mickoski theksoi se koha e skenarëve të Hollivudit dhe spektakleve të hyrjes në shtëpi do të përfundojë, gjë që, shtoi ai, anëtarët e kësaj partie e përjetuan.

“Ministria e Brendshme do të bëjë çmos në periudhën e ardhshme për të siguruar një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar, dhe veçanërisht korrupsionit të lartë në Republikën e Maqedonisë”, tha Pançe Toshkovski – kandidat për Ministër të Brendshëm.

Kandidati për ministër i punës dhe politikës sociale, Gjoko Velkovski, iu referua paketave të fundit të ndihmës për kategoritë e qytetarëve, dhe tha se në të ardhmen OBRM-PDUKM do të krijojë zgjidhje sistematike.

“Këta njerëz duhet të çlirohen nga çdo presion nga përfaqësuesit e qeverisë aktuale”, u shpreh Gjoko Velkovski – kandidat për ministër të Punës dhe Politikës Sociale.

Zëvendësministri shtesë i Administratës, Stefan Andonovski, i bëri thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë të gjitha shpalljet e sapo shpallura për tre mijë pozicione, sepse në të kundërt do të ketë përgjegjësi.

“Njerëzit që nuk ranë nën sundimin e BDI-së janë të munduar, i kanë ngecur. Disa prej tyre u zhvendosën në vende të punës 20-30 kilometra nga vendbanimi i tyre, në mënyrë që në të njëjtën kohë vendet e tyre të mbusheshin artificialisht me njerëz të papërshtatshëm, që ndryshojnë etninë e tyre tri herë në ditë për të aplikuar për konkurse”, nënvizoi Stefan Andonovski – kandidat për zëvendësministër shtesë të administratës.

OBRM-PDUKM gjithashtu do të marrë pjesë në qeverinë teknike me një zëvendësministre shtesë të Financave, Elena Petrova, si dhe me një zëvendësministër shtesë të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat