OBRM-PDUKM: LSDM-ja për të qëndruar në pushtet ja dha shtetin BDI-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja për të qëndruar në pushtet ja dha shtetin BDI-së

Më: 28 janar 2024 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Për të qeverisur, LSDM-ja ia dha shtetin BDI-së dhe për të mbajtur karriget po paguajnë një çmim të rëndë për shefat e tyre në BDI. Çmimin e shohim edhe sot e shprehur në Talat Xhaferi, kryeministër”, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Nga ana tjetër, shpresat e tyre janë që BDI-ja e LSD-së t’i mbledhë partitë shqiptare në koalicion dhe Kosova ta diktojë këtë proces që LSD-ja ta zbusë debaklin e saj. Nuk funksionon kështu. Është e qartë se çfarë po bëni.

Është e thjeshtë, LSD-ja ia dha shtetin BDI-së për të qeverisur, Talat Xhaferi nga BDI u bë kryeministër për shkak të LSD-së së dobët.

Talat Xhaferi është njeriu që njihet për shkeljen e Kushtetutës, të ligjeve, të Rregullores së Kuvendit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Talat Xhaferi, shtojnë nga atje, është njeriu nga i cili nuk mund të pritet ndryshe nga ajo që ka bërë deri më tani, sepse në vazhdimësi ka shkelur normat juridike të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat