Xhaferi kryeministër, Rushiti: Kjo duhet ta thyejë mitin që maqedonasit kanë shumicën

Maqedonia

Xhaferi kryeministër, Rushiti: Kjo duhet ta thyejë mitin që maqedonasit kanë shumicën

Më: 28 janar 2024 Në ora: 10:23
Fatos Rushiti

Ish-gazetari dhe profesori universitar, Fatos Rushiti, ka thënë se vendosja e politikanit shqiptar Talat Xhaferi në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është një moment i favorshëm për shqiptarët për ta kapitalizuar vetën.

I ftuar në studio të Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo duhet ta thyejë mitin që maqedonasit e kanë shumicën për qeverise.

“Shqiptarët janë në një moment shumë të favorshëm për të kapitalizuar vetën si qenie njerëzore. Ndoshta edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve, mendoj se partitë politike opozitare duhet të barazojnë sepse nuk jemi pak”, është shprehur Rushiti.

“Ky post duhet ta thyejë atë mitin që maqedonasit e kanë mazhorancën”, ka shtuar analisti politik Fatos Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat