Hajdari: Kryeministri teknik shqiptar në RMV, më shumë se një ofendim për shqiptarët

Maqedonia

Hajdari: Kryeministri teknik shqiptar në RMV, më shumë se një ofendim për shqiptarët

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:07
Fejzi Hajdari

Analisti Fejzi Hajdari foli për qeverinë e re teknike që do krijohet sot në Maqedoninë e Veriut ku kryeministër do jetë shqiptari, Talat Xhaferri.

Hajdari tha për Ora News se kryeministri shqiptar teknik në Maqedoninë e Veriut është më shumë se një ofendim për shqiptarët.

Hajdari: Sot do ndodhë edhe zyrtarisht ai aspekti formal i kryeministrit të parë të bashkësisë teknike 20% sepse në Kushtetutë shqiptarët akoma nuk figurojnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut si shqiptarë por si bashkësi etnike mbi 20%.

Mund ta paramendoni se cfarë diskriminimi kemi këtu.

Në këto rrethana do bëhet një kryeministër shqiptar, e them me ironi shqiptar sepse i bie në 90 ditë të kemi një kryeminstër teknik dhe jo politik që faktikisht nuk do ketë mundësi ligjore të marrë ndonjë veprim politik.

Kjo për mua personalisht, është më shumë se një ofendim për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat