​Aziri: ASH mbështeti Xhaferin për kryetar Kuvendi, e mbështet edhe tani për kryeministër

Maqedonia

​Aziri: ASH mbështeti Xhaferin për kryetar Kuvendi, e mbështet edhe tani për kryeministër

Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:09
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka thënë se si parti do ta mbështesin Talat Xhaferin si kryeministër të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik.

Aziri në fjalimin e tij para votimit të kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferi në Maqedoninë e Veriut, tha se qeveria teknike është rezultat i marrëveshjeve të partive politike në vend.

Aziri: Vota e Aleancës ishte për Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit kur ne ishim në opozitë

“Sot jemi këtu për të diskutuar rreth qeverisë teknike, formulim i dalë nga marrëveshja mes partive kryesore parlamentare... Qeveria teknike është formulim demokratik që dëshmon se demokracia jonë dështon pikërisht në momentet kur duhet të triumfojë në momentet kur praktikohet përmes votës së lirë... Vota e Aleancës ishte për Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit kur ne ishim në opozitë të thellë. Sado që është teknik apo edhe simbolik, ne sot po marrim pjesë në përurimin e një standardi të ri dhe si pjesëmarrës i këtij momenti unë jam i lumtur. Do të dëshiroja do të punoja që të avancohet ky standard pas zgjedhjeve të majit. Një kryeministër politik shqiptar, një president shqiptar, një shef shqiptar i gjeneral shtabit të armatës të një vendi anëtare e NATO-s do të ishte tregues i pjekurisë qytetare evropiane dhe dëshmi e daljes nga e kaluara...” tha Aziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat