LEN: Kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së

Maqedonia

LEN: Kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së

Më: 28 janar 2024 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Nga Lidhja Europiane për Ndryshim përmes një kumtese kanë reaguar pas zgjedhjes së kryeministrit teknik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Nga opozita shqiptare emërimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut e krahasojnë me emërimin e Vullnet Starovën për kryetar të Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe emërimin e Sinan Hasanit për President të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Emërimi i Vullnet Starovës ishte në të njëjtën vijë dhe me të njëjtin motiv sikur emërimi i Sinan Hasanit në vitin 1986 për President të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në dy rastet, abuzohej formaliteti etnik për të mohuar, ndëshkuar, poshtëruar dhe përbuzë frymën dhe substancën kombëtare shqiptare në ish-federatën Jugosllave dhe ish-republikën socialiste të Maqedonisë.

Emërimi i Sinan Hasanit dhe Vullnet Starovës nuk ndaloj përndjekjen e egër të shqiptarëve, por përkundrazi i dha krah dhe fuqi frymës më shovene anti-shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Në kohën e Sinan Hasanit ndodhën sulmet më brutale të njësive policoro-ushtarake serbe në Kosovë para shpërbërjes së Jugosllavisë, në Maqedoni në kohën e Vullnet Starovës ndodhën torturat më mizore kundër rinisë në Kumanovë, ndodhi vrasja mizore e Nuredin Nuredinit në mbrojtje të shtëpisë së tij në Haraçinë, ndodhi përndjekja e egër e intelektualëve, arsimtarëve, studentëve shqiptar.

Tridhjetë vite më vonë, qëndrojmë sy më sy me të vërtetën se ata që harrojnë të kaluarën, rrezikojnë që e njejta t’ju përsëritet.

Sot, e kaluara e dhimbshme po na përsëritet – si reprizë për të moshuarit dhe risi për të rinjtë – në formën e lulëzimit të instalimit të figurinave, formave shqiptare për të kamufluar, heshtur dhe frikësuar substancën kombëtare. Dukuria e instalimit të pro-forma liderëve shqiptarë për një përdorim tani kaplon edhe Maqedoninë e Veriut, në formën e instalimit të Talat Xhaferit si Kryeministër i BDI-së por për ta reklamuar si Kryeministër i parë shqiptar”, thonë nga LEN.

Nga atje shtojnë se ashtu siç nuk kishte asgjë historike në instalimin e Vullnet Starovës dhe Sinan Hasanit në vitin 1986, ashtu nuk do ketë asgjë historike në ceremoninë e instalimit të figurës teknike shqiptare të Talat Xhaferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat