Kovaçevski-Azeski: Programi i ri i LSDM-së ka masa për rritje ekonomike

Maqedonia

Kovaçevski-Azeski: Programi i ri i LSDM-së ka masa për rritje ekonomike

Më: 29 janar 2024 Në ora: 16:54
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Branko Azeski.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot ka takuar kryetar të Odës Ekonomike Branko Azeski.

Në takim u diskutua për mjedisin ekonomik në vend, për mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe për mbështetjen e sektorit privat.

Kovaçevski në takim theksoi se në vitet e kaluara Qeveria dhe komuniteti i biznesit në vend kanë punuar intensivisht në konceptimin e kërkesave të ekonomisë dhe një pjesë e madhe e propozimeve dhe kërkesave të tyre janë përfshirë në masat e qeverisë, si dhe në rregulloret ligjore.

Bashkëbiseduesit theksuan se në periudhën e kaluar jemi përballur vazhdimisht me kriza, me krizën energjetike botërore, para kësaj me pandeminë, por me politika korrekte ekonomike ekonomia ka mbetur likuide, ekonomia është aktive, po krijohen vende të reja pune, pagat dhe pensionet po rriten, ka investime në kushte krize.

“Stabiliteti politik është parakusht për stabilitet dhe rritje ekonomike edhe në kohën e krizës më të madhe. Mbi 2 miliardë euro janë drejtuar për qytetarët dhe kompanitë vetëm në 3 vitet e fundit, aq shumë mbështetje financiare nga shteti nuk është parë më parë", theksoi Kovaçevski në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat