LSDM: OBRM-PDUKM u pendua dhe hyri në qeveri me BDI-në

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM u pendua dhe hyri në qeveri me BDI-në

Më: 30 janar 2024 Në ora: 10:11
LSDM

Përmes një komunikate për media, LSDM thotë se OBRM-PDUKM ka hyrë në Qeveri me BDI-në.

“Haxhiu i penduar Mickoski humbi, një gjë flet, një tjetër mendon, një të tretën e bën”.

Fillimisht problematizoi qeverinë teknike, pastaj tha se OBRM-PDUKM nuk do të marrë pjesë në të dhe në fund hyri në Qeveri me BDI-në.

OBRM-PDUKM propozoi ministra për qeverinë teknike, por ata nuk u votuan në Kuvendin e Maqedonisë, gjegjësisht i bojkotuan.

Ata ulen në Qeverinë teknike dhe bëjnë sikur nuk janë pjesë e saj.

“Mickoski nuk ka qëndrim apo kapacitet politik për të marrë ndonjë vendim dhe definitivisht nuk e di se ku po shkon”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat