Lupço Palevskit për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi

Maqedonia

Lupço Palevskit për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:30
Lupço Palevski

Lupço Palevski-Pallços për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi, por për rikthimin e tij në shtet duket se do të pritet akoma.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar shkurt se presin vendimin e autoriteteve turke dhe një përgjigje të tillë mund ta kenë ditëve në vijim.

Në rast se skadon paraburgimi ekstradues, vepra për të cilën dyshohet Pallço i jep autoriteteve turke të drejtën për paraburgim të përkohshëm. Pallço dhe tre persona të tjerë dyshohen për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, Pançe Zhezhoski.

Në paraburgim ndodhen 3 bashkëpunëtorët e tij si të dyshuar për ndihmë ndaj Pallços në kryerjen e veprave penale, grabitje dhe vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat