Milloshoski: Propozimi gjerman ishte më i mirë dhe në të nuk kërkoheshin ndryshime kushtetuese

Maqedonia

Milloshoski: Propozimi gjerman ishte më i mirë dhe në të nuk kërkoheshin ndryshime kushtetuese

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:44
Antonio Milloshoski

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM sot tha se Gjermania, e cila kryesonte BE-në, ka pasur propozim më të mirë për Maqedoninë dhe aty nuk janë kërkuar ndryshime kushtetuese.

Milloshoski tha LSDM-ja ishte partia që i bëri favorin më të madh Bullgarisë me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“LSD e solli Maqedoninë në një pozitë të varur nga Bullgaria. Me bllokadën nga Bullgaria, shihet se është kështu, sepse Bullgaria i referohet Marrëveshjes dhe vë veto dhe dikton kornizën e negociatave. Paaftësia e qeverisë shihet kur qeveria tha se propozimi francez ishte më i miri. Ai gjerman ishte një propozim më i mirë dhe nuk kërkoheshin ndryshime kushtetuese”.

“Bilateralizimi i mosmarrëveshjes me Bullgarinë do ta dëmtojë Maqedoninë në dy baza. Njëra është çështja e identitetit dhe ndërhyrja në tekste, tjetra është se çështja historike dhe gjuhësore do të marrë aq shumë energji, saqë në vend që t’i kushtojnë shtetin standardeve në fushat reale, do të merren se kush çfarë ka thënë”, tha Milloshoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat