Kaevski: OBRM-PDUKM nuk mund ta bindë ambasadorin grek për ndryshimin e marrëveshjes me BE-në

Maqedonia

Kaevski: OBRM-PDUKM nuk mund ta bindë ambasadorin grek për ndryshimin e marrëveshjes me BE-në

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Darko Kaevski.

U deshën vetëm pak ditë, më pak se një javë nga pjesëmarrja e OBRM-PDUKM-së në Qeverinë teknike dhe të gjitha gënjeshtrat e tyre së bashku me paaftësinë e tyre dolën në shesh. Ministri i Punëve të Brendshme nga OBRM-PDUKM-së deklaroi publikisht se nuk ka arritur ta bindë ambasadorin e Greqisë fqinje, tha sot zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

“Imagjinoni, partinë shumë të “fortë” OBRM-PDUKM nuk mund ta bindë një ambasador që të ndryshojë diçka. Të njëjtët që thanë publikisht se mund të ndryshojnë një marrëveshje ndërkombëtare, se mund të ndryshojnë edhe propozimin francez”, shtoi deputeti.

Kaevski pyeti gjithashtu se “nëse nuk mund të bindin një ambasador OBRM-PDUKM-ja, si do të bindin 27 shtete anëtare të BE-së që të ndryshojnë kornizën e negociatave?”.

“Jo vetëm sepse kemi kontratën më të mirë që mund të marrim. Por sepse korniza e negociatave është miratuar dhe pranuar nga 27 shtete anëtare të BE-së. E gjithë Evropa, të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare i kanë theksuar disa herë këto fakte. Ajo që thamë u vërtetua. OBRM-PDUKM thotë një gjë para se të hyjë në Qeveri dhe pastaj gjë tjetër”, tha zëdhënësi i LSDM-së.

Kjo vjen pasi ministri i sapoemëruar i punëve të brendshme në qeverinë teknike, Pançe Toshkovski, në ambientet e ministrisë u takua me ambasadoren e Greqisë në vend, Sofia Philippidou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat