SPUP: Ministria e Mbrojtjes ndaloi anëtarësimin e sindikatës

Maqedonia

SPUP: Ministria e Mbrojtjes ndaloi anëtarësimin e sindikatës

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Sot, Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë (SPUP) doli me akuza ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për ndërprerjen e pagesës së anëtarësimit të tyre, e cila sipas tyre, po i pengon veprimet dhe organizimin e tyre sindikal.

“Ministri i Mbrojtjes deklaroi publikisht se anëtarësimi është ndalur nga shërbimet, dmth. departamenti i financave në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk tha se janë mashtruar qëllimisht nga veprimet e paligjshme të 7 punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë bërë një falsifikim dhe janë përfaqësuar në mënyrë të rreme dhe për të cilët sindikata ka bërë kallëzim penal pranë Prokuroria Themelore Publike. Për këtë apelojmë deri te Prokuroria Themelore Publike – Shkup që të reagojë shpejt dhe të shqyrtojë kallëzimet penale ndaj këtyre personave që krijuan kaos në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Naskovski.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes është përgjigjur duke thënë se ndërprerja e pagesës së anëtarësimit vjen pasi dyshime janë shfaqur në lidhje me përfaqësimin e paligjshëm të shtatë punonjësve të saj, të cilët akuzohen për falsifikim. Këto akuza janë paraqitur pranë Prokurorisë Themelore Publike. Ministria shton se ata janë në procesin e verifikimit të anëtarësimit të tyre dhe nëse ata konfirmohen si anëtarë të rregullt të sindikatës, pagesa për anëtarësim do të vazhdojë.

Sindikata thekson se pakënaqësia mes ushtarëve profesionistë është në rritje, veçanërisht për shkak të mungesës së dialogut social dhe mospërfilljes së kërkesave të tyre nga punëdhënësi. Në këtë kontekst, kryesore është kërkesa për ndryshimet në ligjin për shërbimin, duke lejuar që ushtarët profesionistë të dalin në pension në moshën 45 vjeçare, siç ndodh në disa vende të NATO-s.

Nëse kërkesat e sindikatës nuk merren parasysh, ata paralajmërojnë për protesta para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka shprehur interesin për bashkëpunim me sindikatat dhe ka njoftuar për qëllimin e një bashkimi të pesë sindikatave për të përfaqësuar interesat e të punësuarve në mënyrë më të efektshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat