Është ndaluar një person nga Gostivari, tek i cili është gjetur pistoletë në automjet

Maqedonia

Është ndaluar një person nga Gostivari, tek i cili është gjetur pistoletë në automjet

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Me datë 02.02.2024 në ora 21:40 në afërsi të fshatit Kamjan, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndalur në stacion Sh.F. (28) nga Gostivari.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Porsche” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zastava” kalibri 7.62 mm, një kornizë me fishekë, një thikë dhe sende të tjera me origjinë nga vepra penale”,  njofton Ministria e Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Hetimet do vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat