Sanksionohen 20 vozitës në gjendje të dehur në Manastir

Maqedonia

Sanksionohen 20 vozitës në gjendje të dehur në Manastir

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Siç informojnë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja, mbrëmjen e kaluar, në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e SPB Manastir ka kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 20 vozitës, nëntë në Manastir, nëntë në Prilep, dy në Resnjë, si dhe janë konstatuar 10 kundërvajtje të tjera.

MPB gjithashtu shton se ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 244 masa, ndër të cilat 137 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat