Një 36-vjeçar nga Maqedonia tha se është mashtruar për 93.000 denarë nga një person

Maqedonia

Një 36-vjeçar nga Maqedonia tha se është mashtruar për 93.000 denarë nga një person

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar nga një fshat i Kriva Pallankës thotë se është mashtruar për 93.000 denarë nga një person, me të cilin kishin arritur marrëveshje për shitë-blerje të materialit ndërtues.

“Më datë 03.02.2024, në ora 15:30 në Stacionin Policor në Qendër, një 36 vjeçar nga një fshat afër Kriva Pallankës ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 93.000 denarëve.

Sipas kallëzimit, në datën 02.02.2024, personi e ka telefonuar dhe i ka ofruar material ndërtimor, pas çka kanë rënë dakord që ta blejë dhe ta çojë në kantierin ku ai punon. Siç raportohet, më 3 shkurt 2024, një kamion me material ndërtimi ka mbërritur para kantierit dhe ka mbërritur një person tjetër, i cili dyshohet se ka punuar për të raportuarin dhe të cilit i ka dhënë paratë.

Po ashtu, sipas raportimit, pas largimit të personit, shoferi i kamionit ende nuk e kishte shkarkuar kamionin dhe po priste ta paguante, pas çka e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat