Ndalohet një 39-vjeçar nga Shkupi, në mënyrë të paligjshme ka transportuar imigrantë

Maqedonia

Ndalohet një 39-vjeçar nga Shkupi, në mënyrë të paligjshme ka transportuar imigrantë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

MPB njofton se afër një fshati të Gjevgjelisë policia kufitare ka ndaluar një 39-vjeçar nga Shkupi, për shkak se është kapur duke transportuar imigrantë nga Siria.

“Me datë 04.02.2024 rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Prdejci, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar dhe Kontrollet Kufitare Bogorodicë kanë ndaluar D.A.(39) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në veturën Audi me targa të Serbisë, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur shtatë imigrantë nga Siria, njëri prej tyre i mitur.

Imigrantët janë vendosur në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat